InterMedia Shpk filloi me pasion në vitin 2006 si agjencia e parë e marketingut dixhital e fokusuar në rritjen e industrisë së turizmit në Shqipëri, duke promovuar Shqipërinë si një destinacion të ri në tregun global të turizmit. Ne kemi zhvilluar platforma të ndryshme për të rritur rezultatet në turizmin dhe për të ndihmuar pronarët e biznesit.
Si agjenci, misioni ynë është të ofrojmë shërbime të marketingut dixhital për të sjellë dixhitalizimin në cdo biznes. Ne kemi një përvojë shumëvjeçare dhe një staf zhvillues në profesion dhe ekspertë nga përvoja. Çdo ditë ne zgjerojmë njohuritë tona në mënyrë që të zhvillojmë strategji më të mira dhe të ofrojmë shërbime me cilësi të lartë për klientët tanë.
Sjellim idetë në jetë me ndihmën e teknologjisë, kreativitetit dhe profesionalizmit. Ne ofrojmë shërbime teknologjie për çdo biznes.
Ne vendosim klientin tonë të parin! Suksesi i tyre është detyra jonë. Çdo ditë ne zgjedhim të punojmë me ta dhe për ta, duke i vendosur nevojat e tyre në qendër të gjithçkaje.
Të ndërtojmë suksesin e klientëve tanë, duke i çuar ata në krye të tregut global dhe duke i bërë të dukshëm në çdo motor kërkimi.