Booking Engine

Konvertime direkte të rezervimeve


E veçanta e BookersDesk.Com është se me motorin e rezervimeve që është i integruar në faqen e hotelit, ju sjell një vëllim rezervimesh online pa komision dhe që është i integruar në platformë. Motori më fleksibël i rezervimeve në treg, është çelësi juaj për zbatimin e strategjive moderne të të ardhurave dhe nxitjen e rezervimeve direkte. Me një qasje të fokusuar në konvertim, një proces me tre hapa, plane tarifash të pakufizuara dhe modele pagese të personalizueshme, ju mund të qëndroni përpara të gjitha tendencave të tregut. BookersDesk.Com ofron personalizim të plotë dhe një përvojë ideale të përdoruesit, duke e bërë atë makinën më të mirë të konvertimit që i kthen vizitorët në rezervime të konfirmuara.


Më shumë rezervime direkte pa komisione


Përjetoni një sistem rezervimesh online me performancë të lartë që jep rezultate të jashtëzakonshme. Fitoni njohuri të vlefshme për rezervimet tuaja në internet me statistika gjithëpërfshirëse. Merrni kontrollin e përvojës suaj të mysafirëve duke personalizuar emailet, duke kursyer kohë dhe duke shtuar një prekje personale. Maksimizoni të ardhurat tuaja dhe ngrini kënaqësinë e mysafirëve me motorin e fuqishëm të rezervimit BookersDesk.Com.



Tranferime të shpejta dhe të sigurta.


Mblidhni pagesa nga të ftuarit përmes kartave të kreditit pasi jane filtruar nga PCI DSS qe mundëson kontrollin e rregullsive të kartave. BookersDesk.Com integrohet me mënyrat kryesore të pagesave të cilat ju lejojnë të merrni pagesa të sigurta në internet dhe direkt në llogarinë tuaj bankare duke leshuar 1 invoice qe gjenerohet nga platforma ose mblidhni detaje të kartës së kreditit si siguri për depozitat.